SI FITOHET NËNSHTETSIA ITALIANE
SI FITOHET NËNSHTETSIA ITALIANE
Sipas lindjes:
me adoptim - të adoptuarit nga qytetarë italianë fitojnë nënshtetësinë italiane;
me martesë - bashkëshorti i një qytetari italian që banon ligjërisht të paktën 6 muaj në territorin Italian, ose 3 vjet pas maltese [se residente all'estero], bëhet qytetar italian.
I huaji që ka babanë, nënën ose njërin prej paradhësve të tij të drejtpërdrejt (të shkallës së dytë) me nënshtetësi italiane:
nëse bën shërbim ushtarak për shtetin dhe deklaron që do të marrë nënshtetësinë italiane;
i huaji që punon si nëpunës i shtetit italian dhe deklaron që dëshiron nënshtetësinë italiane;
nëse pas mbushjes së moshës 18 vjetëve, jeton rregullisht në Itali për të paktën dy vjet të pandërprerë e deklaron që dëshiron nënshtetësinë italiane.
I huaji që ka lindur në Itali, që banon aty të paktën dy vjet pa ndërprerje deri në mbushjen e moshës 18 vjeç, bëhet qytetar italian nëse shpreh dëshirën brenda një viti pas mbushjes së moshës.
Nënshtetësia për natyralizim mund të kërkohet nga jashtëkomunitari nëse:
jeton rregullisht në Itali që prej 10 vjetësh;
ka qenë gjithmonë në rregull me Lejen e Qëndrimit;
ka një banesë të përhershme dhe të ardhura të mjaftueshme.
P.s. Ligji italian njeh dopio-nënshtetësinë apo shumë-shtetësinë, pa hequr dorë nga nënshtetësia e origjinës.
Dokumenta të nevojshme
Për të marrë nënshtetësinë italiane duhet bërë kërkesa në Prefekturën e provincës ku banohet. Dokumentat që bashkëngjiten:
- çertifikata e lindjes;
- çertifikata e familjes;
- çertifikata penale e vendit të origjinës;
- çertifikata penale e Italisë, nga Gjykata, Prokuroria;
- kopja e autentifikuar e pasaportës dhe Lejës së qëndrimit;
- deklaratë të ardhurash në lidhje me tre vitet e fundit të qëndrimit në Itali.
Prefektura, pasi pranon kërkesën e të huajit, e dërgon në Ministrinë e Brendshme;
Kuestura fillon një studim rreth rregullsisë e pozicionit juridik të të huajit;
Ministria e Brendshme vendos dhënien ose jo të nënshtetësisë duke marrë edhe mendimin e Këshillit të Shtetit;
Kryetari i shtetit lëshon dekretin e dhënies së nënshtetësisë;
Para nënpunësit të gjendjes civile bëhet betimi për besnikëri ndaj Republikës Italiane.
KUSH NUK MUND TË PËRFITOJË NËNSHTETSINË ITALIANE
Nuk mund të bëhesh qytetar italian:
kur je dënuar për krimet e parashikuara nga nenet I, II, III të kodit penal;
për motive të sigurimit të Republikës.
.png)

0 Komente: