Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë! Italia ul afatet e përfitimit të nënshtetësisë

Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë! Italia ul afatet e përfitimit të nënshtetësisë

 

Italia do të reduktojë afatin kohor të procedurës për marrjen e nënshtetësisë italiane nga katër në 3 vite.



Kjo është pjesë e modifikimeve të fundit të ndërmarra nga qeveria italiane ndaj dekreteve mbi sigurinë e rendin publik të miratuar në kohën kur Matteo Salvini mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Me ndryshimet e reja kohëzgjatja e ekzaminimit administrativ të kërkesës për marrjen e nënshtetësisë italiane ulet nga 48 muaj në 36 muaj. Deri më 4 tetor 2018 kjo procedurë zgjaste vetëm dy vite por me kërkesë të ministrit të Brendshëm në qeverinë Conte 1, Matteo Salvini, afati 2-vjeçar ishte mjaft i pakët për të analizuar të drejtën e natyralizuar të emigrantit për të marrë nënshtetësinë italiane.

Sipas ligjit në fuqi nënshtetësia italiane merret pas një rezidence 10-vjeçare me leje të rregullt qëndrimi në territorin italian e me përmbushjen e kërkesave të tjera ekonomiko-administrative të jetesës në Itali.

Ndryshimet e reja janë strukturuar në 12 nene që shumë shpejt priten të diskutohen e më pas të aprovohen në Parlamentin italian.

ITALI – MIRATOHET REFORMA PËR NËNSHTETËSINË E FËMIJËVE TË EMIGRANTËVE

 
Shtetësia italiane. Reforma do të jetë prapavepruese, kartë qëndrimi për ius soli

Montecitorio miraton reformën e shtetësisë italiane për të lindurit ose të rriturit në Itali. Tani teksti i kalon Senatit. Ja si do të ndryshojnë normat për t’u bërë italian.



 

 Ditë historike kjo e sotmja për bijtë e imigrantëve në Itali, të ashtuquajturit breza të dytë të konsideruar padrejtësisht të huaj. Dhoma e Deputetëve miratoi sot reformën që do të thjeshtojë goxha e do të përshpejtojë rrugëtimin për marrjen e shtetësisë italiane.

Votuan në favor të reformës: Partito Democratico, Area Popolare (Ncd-Ucd), Per l'Italia - Centro Democratico, Scelta Civica dhe Sinistra Ecologia Libertà. Lega e Forza Italia votuan kundër, kurse Movimento 5 Stelle abstenoi.


Teksti që bashkon parimet e ius soli-t të zbutur me ius culturae, tani do të kalojë në Senat dhe nëse atje do të miratohet pa modifikime, më në fund do të kthehet në ligj.

Ja pikat kryesore të tekstit të sapomiratuar në Dhomën e Deputetëve:

Fëmijët e lindur në Itali do të jenë italianë që kur vijnë në jetë nëse një prej prindërve ka lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë ose “të drejtën e qëndrimit të përhershëm” (nëse janë shtetas të BE-së). Përndryshe, ashtu si fëmijët e tjerë që nuk kanë lindur në Itali por kanë ardhur këtu pa mbushur 12 vjeç, do të duhet të ndjekin më parë një apo më shumë cikle shkollore për të paktën pesë vjet e po të jetë fjala për filloren, duhet ta mbarojnë me sukses.

Për fitimin e shtetësisë do të nevojitet një "deklaratë dëshire" e paraqitur në Komunë nga prindërit, para mbushjes së moshës madhore të fëmijës, përndryshe ky mund ta paraqesë vetë nga mosha 18 deri në 20 vjeç. Gjithnjë në këtë moshë (nga 18 deri në 20 vjeç) i interesuari mund edhe të heqë dorë nga shtetësia italiane, me kusht që të ketë një tjetër.

Të tjera rregulla për të rinjtë që kanë ardhur në Itali brenda moshës 18 vjeçare. Do të mund të bëhen italianë pas gjashtë vjetësh rezidencë të rregullt dhe pasi të kenë ndjekur dhe përfunduar një cikël shkollor apo një rrugëtim shkollimi dhe formimi profesional. Por në këtë rast nuk flitet për një të drejtë të fituar, por për një dhënie shtetësie, pra që i nënshtrohet diskrecionalitetit të Shtetit.

Në tekst ka edhe një normë kalimtare për ata që sot i kanë mbushur 20 vjeç, dhe që ndërkohë i plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji i ri. Në fakt, do të mund të bëhen italianë të lindurit në Itali ose të ardhurit kur ishin nën moshën 12-vjeçare, nëse kanë ndjekur këtu për të paktën pesë vjet një apo më shumë cikle shkollore e kanë jetuar “në mënyrë të ligjshme e të pandërprerë gjatë pesë vjetëve të fundit në territorin italian”.

Kush hyn në këtë kategori për të cilën është e vlefshme norma kalimtare, do të ketë vetëm një vit kohë nga ardhja në fuqi e reformës për të paraqitur në Komunë “deklaratën e dëshirës” për t’u bërë italian. Më pas do të duhet të presë që brenda gjashtë muajve ministria e Brendshme të japë pëlqimin e saj, pasi kjo të ketë verifikuar që në ngarkim të kërkuesit të shtetësisë në të kaluarën të mos ketë pasur mohim të shtetësisë, dëbim apo largim me forcë nga Italia për motive të sigurisë kombëtare.

SI FITOHET NËNSHTETSIA ITALIANE



SI FITOHET NËNSHTETSIA ITALIANE


Sipas lindjes:

bij të nënes apo babait italian, bij të lindur në Itali nga qytetarë të panjohur ose apolidë;
me adoptim - të adoptuarit nga qytetarë italianë fitojnë nënshtetësinë italiane;
me martesë - bashkëshorti i një qytetari italian që banon ligjërisht të paktën 6 muaj në territorin Italian, ose 3 vjet pas maltese [se residente all'estero], bëhet qytetar italian.

I huaji që ka babanë, nënën ose njërin prej paradhësve të tij të drejtpërdrejt (të shkallës së dytë) me nënshtetësi italiane:
nëse bën shërbim ushtarak për shtetin dhe deklaron që do të marrë nënshtetësinë italiane;
i huaji që punon si nëpunës i shtetit italian dhe deklaron që dëshiron nënshtetësinë italiane;
nëse pas mbushjes së moshës 18 vjetëve, jeton rregullisht në Itali për të paktën dy vjet të pandërprerë e deklaron që dëshiron nënshtetësinë italiane.

I huaji që ka lindur në Itali, që banon aty të paktën dy vjet pa ndërprerje deri në mbushjen e moshës 18 vjeç, bëhet qytetar italian nëse shpreh dëshirën brenda një viti pas mbushjes së moshës.

Nënshtetësia për natyralizim mund të kërkohet nga jashtëkomunitari nëse:
jeton rregullisht në Itali që prej 10 vjetësh;
ka qenë gjithmonë në rregull me Lejen e Qëndrimit;
ka një banesë të përhershme dhe të ardhura të mjaftueshme.

P.s. Ligji italian njeh dopio-nënshtetësinë apo shumë-shtetësinë, pa hequr dorë nga nënshtetësia e origjinës.

Dokumenta të nevojshme

Për të marrë nënshtetësinë italiane duhet bërë kërkesa në Prefekturën e provincës ku banohet. Dokumentat që bashkëngjiten:


  1. çertifikata e lindjes;
  2. çertifikata e familjes;
  3. çertifikata penale e vendit të origjinës;
  4. çertifikata penale e Italisë, nga Gjykata, Prokuroria;
  5. kopja e autentifikuar e pasaportës dhe Lejës së qëndrimit;
  6. deklaratë të ardhurash në lidhje me tre vitet e fundit të qëndrimit në Itali.
Proçedura

Prefektura, pasi pranon kërkesën e të huajit, e dërgon në Ministrinë e Brendshme;
Kuestura fillon një studim rreth rregullsisë e pozicionit juridik të të huajit;
Ministria e Brendshme vendos dhënien ose jo të nënshtetësisë duke marrë edhe mendimin e Këshillit të Shtetit;
Kryetari i shtetit lëshon dekretin e dhënies së nënshtetësisë;
Para nënpunësit të gjendjes civile bëhet betimi për besnikëri ndaj Republikës Italiane.

KUSH NUK MUND TË PËRFITOJË NËNSHTETSINË ITALIANE

Nuk mund të bëhesh qytetar italian:
kur je dënuar për krimet e parashikuara nga nenet I, II, III të kodit penal;
për motive të sigurimit të Republikës.